
Më 15 maj, Lëvizja Mjaft prezantoi realizimin e
plotë të projektit të saj unevotoj.com, projekt
i mbështetur nga Fondacioni i Shoqerisë së
Hapur - Soros. Thelbi i këtij projekti është
faqja e internetit www.unevotoj.com,
që synon të zgjerojë bashkëveprimin aktiv
mes qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre në
Parlamentin Shqiptar.
Të ftuar të veçantë ishin ambasadori
i OSBE në Shqipëri, Z. Pavel Vacek dhe Z. Ylli Bufi,
nënkryetar i Parlamentit. Z. Vacek e cilësoi këtë
faqe si kontribuese të drejtpërdrejtë në
forcimin e tre elementëve bazë të demokracisë:
pjesëmarrja, transparenca dhe përgjegjshmëria.
Z. Bufi bëri disa sygjerime si përditësimi
në vazhdimësi i faqes, krijimi i forumeve on-line
për pjesëmarrje aktive të qytetarëve,
etj. Gjithashtu, ishin të pranishëm deputetë
të Kuvendit të Shqipërisë, zyrtarë
të administratës së Kuvendit, aktorë të
shoqërisë civile në Shqipëri, gazetarë,
etj.
Për
më shumë
|