botime
Intervistë me z. Çapajev Gjokutaj, drejtor ekzekutiv i fondacionit Soros


Intervistoi Henri Cili

Gazeta Standard, e shtune 11.02.2006

Zoti Gjokutaj, Fondacioni Soros në Tiranë është në një fazë të re të jetës së tij, duke u reduktuar vetë dhe mbështetur kapacitetet e disa qendrave të tjera të shoqërisë civile. Se pari a mund të na shpjegoni “transformimin” e zyrës së Tiranës dhë qëllimin e këtij transformimi?

Ju kerkoj ndjese t’ju them se ne pyetjen tuaj me vret veshin sintagma “zyra e Tiranes”. Fondacioni eshte nje institucion shqiptar jo thjesht pse eshte regjistruar ne gjykate si i tille, por sepse eshte i fokusuar teresisht ne probleme te shoqerise se sotme shqiptare, drejtohet nga nje bord ekzekutiv i perbere prej intelektualesh shqiptare dhe prej gati nje dekade operon me staf teresisht shqiptar. Ne essence ne funksionojme keshtu: Bordi ekzekutiv perpunon politikat dhe percakton fushat prioritare te veprimtarise.  Mbeshtetur mbi keto vizione ne aplikojme per fonde ne Institutin e Shoqerise se Hapur, themeluar nga Xhorxh Soros. Ne te njejten kohe ne jemi pjese e rjetit te fondacioneve Soros qe jane te shtrira ne gati 40 vende te botes, por kjo s’do te thote se jemi zyre lokale, zyre e Tiranes e Institutit te Shoqerise se Hapur e aq me pak e Xhorxh Sorosit.

Transformimi qe ju permendet synon ta forcoje edhe me shqiptaresine e gjithe kesaj strukture. Tani ne familjen tone, qe e kemi quajtur Rjeti i Shoqerise se Hapur per Shqiperine bejne pjese disa nga organizatat me  te fuqishme joqeveritare shqiptare si CoPlan, Instituti i Studimeve Bashkekohore, Partneres, Instituti i Studimeve Nderkombetare, Levizja Mjaft, Instituti i Studimeve dhe Politikave Ligjore dhe Qendra e Studimeve Europiane. Kuptohet qe individualitete te tilla te shoqerise sone civile bejne qe gjithe struktura te jete me shqiptare. Vec kesaj krijimi i ketij rjeti do te difersikoje edhe burimet e financimit, krahas fondeve te Xhorxh Sorosit, rjeti do te ngreje fonde edhe nga donatore te tjere dhe objektivi eshte per nje mase te konsiderueshme.

Ne kete transformim nuk ka asgje nga vetsakrifikimi, qofte ky edhe nje vetsakrifikim i pelqyeshem per mendesine epike: po sakrifikohemi vete per te forcuar te tjeret . Fondacioni gjate gjithe ekzistences ka qene ne funksion te subjekteve te tjera, qofshin keto organizata joqeveritare, shkolla, grupe te margjinalizuara, organe te qeverisjes lokale etj. Dhe kjo lidhet me faktin se funksioni yne kryesor ka qene ai i donatorit. Edhe ne fazen e re njeri nga funksionet do te jete ai i donatorit. Ndryshon vetem numri i organizatave qe do te mbeshtesim. Pra fillimisht kemi mbeshtetur nje zhvillim ekstensiv te shoqerise civile, kemi mbeshtetur shume me teper partnere; tani mbeshtetja jone eshte me e perqendruar, me intensive. Synojme qe te ndodhe po keshtu edhe me rezultatet, dmth te behen me intensive, me te prekshme. Natyrisht qe eshte sfide e forte.

…………………………………
……………………………………

Si janë marrdhëniet tuaja me shumicën e re në pushtet, kur duhet thënë se në të kaluarën Soros dhe Berisha kanë patur biografi konflikti të hapur apo të fshehtë? Janë sot thjesht “kohë të kaluara”, professor Gjokutaj ato lloj marrdhëniesh? 

Edhe ne kete fushe qasja e Fondacionit mbetet pragmatike. Kete vit psh planifikojme te fillojme nje projekt qe mes nesh e quajme posfellowship. Ne vitin 1999 nisem nje fellowship per te inkurajuar te rinjte qe mbaronin studimet jashte te ktheheshin e te punonin ne admnistraten publike. Rezultoi i sukseseshme, lehtesuam kthimin e rreth 100 specialisteve te rinj, kryesisht nepermjet rrogave shtese. Na vjen mire qe pjesa me e madhe e tyre vazhdon te punoje ne institucionet qendrore. Tani ne bashkepunim edhe me PNUD-in dhe IOM-in po ndermarrim projektin qe e quajta postfelloship. Pjesa qe do te mbuloje Fondacioni ka te beje me mbeshtetje per te rinjte qe kane studiuar jashte dhe aktualisht punojne ne administrate. Por kesaj here nuk do te japim rroga shtese, do te synojme sigurim eksperetize teknike, rjetezime e krijim kapitali social me keto grupe, permiresime ne legjislacion etj. Pjesa qe mbulon Fondacioni mund te perqendrohet ne pak ministri si ajo e jashtme, e integrimit, e ekonomise, e drejtesise, bashkia e Tiranes e ndonje tjeter.

Edhe partneret qe kemi ne Rjetin e Shoqerise se Hapur per Shqiperine kane projekte konkrete sidomos per permiresimin e qeverisjes, decentralizimin, reformat ne drejtesi, krijim kapacitetesh per integrimin europian etj.

Gjithesesi bashkepunimi yne me qeverite anon gjithnje nga interesat e qytetarit. Eshte kjo aresyeja qe kemi qene dhe jemi active ne krijim qendrash informimi per qytetaret, ne organizim testimesh, kryerje studimesh, monitorime per realizimin e strategjive te ndryshme etj. Ne kete segment ne realizojme nje rol oponent ne interes  te qytetareve.

Brenda ketij konteksti Rjeti i Shoqerisae se Hapur per Shqiperine po ndjek me interes nje varg problemesh qe lidhen me reformen dhe sidomos me marredheniet mes pushteteve. Do te ofrojme ndihmen tone per gjithe subjektet e shoqerise civile dhe me gjere qe duan te kontribuojne ne diskutimin dhe zgjidhjen e ketyre problemeve te mprehta.

Shoqëria civile në Shqipër ndodhet në një fazë të re. Janë forcuar shumë kapacitete dhe organizata, por nga ana tjetër duket se burimet ndërkombëtare të financimit po pakësohen kur burimet e financimit nga brenda janë ende in- ekzistente, apo minimale. Rrezikojmë një impas të afërt të shoqërisë civile në Shqipëri Gjokutaj?

Duket se do te kete veshtiresi, sidomos per OJQ-te te cilat operojne thuajse vetem me fonde te huaja. Gjithesesi shoqeria civile, ne kuptimine gjere te fjales nuk besoj se do te hyje ne ndonje impas. Merrni psh vetem grupet e interesit, duam s’duam ne ato do te shtohen e do te forcohen duke perdorur perhere e me shume kontributet e tyre intelektuale, fizike e monetare. Organizma te tilla qe formohen e gjallojne mbeshtetur ne interesat e bashkesive, pavaresisht veshtiresive te castit duket se jane me te ardhme. 


 

Tirana dhe Brukseli pas nënshkrimit të MSA-s

Shoqëria civile kundërshton amendimin e ligjit për të drejtën e informimit

Intervistë me z. Çapajev Gjokutaj, drejtor ekzekutiv i fondacionit Soros



 
 
 

 

home