botime
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, punon në fushën manaxhimit/zhvillimit të qendrave të banimit me pjesëmarrjen e aktorëve të interesuar, duke synuar njëkohësisht: zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e shoqërisë civile përmes asistencës dhe trajnimeve sipas kërkesave të komuniteteve, qeverisjes vendore (dhe qendrore), dhe organizmave kombëtare e ndërkombëtare, etj.

Më tej, Co-PLAN synon të influencojë përmiresimin e kushteve ambientale, sociale dhe ekonomike të qendrave të banimit në Shqipëri (Ballkan dhe vende te tjera në zhvillim/tranzicion). Për këte qëllim, ai ndërmerr hartimin dhe zbatimin e një sërë projektesh; kryen studime sektoriale e të politikave përkatëse; mbështet forcimin institucional; dhe organizon një sërë aktivitetesh per sensibilizimin e opinionit publik dhe shpërndarjen e njohurive/koncepteve bashkëkohore e të metodave inovative për zhvillimin, planifikimin dhe manaxhimin e vendbanimeve humane.

Co-PLAN, lindi nga një strukturë e vogël për zhvillimin e vendbanimeve (strehimit dhe infrastrukturës) me bazë komunitare, dhe sot është një institut jo-qeveritar profesional me reputacion që punon në një sërë aktivitetesh, si:

  • Planifikimi urbanistik i lagjeve dhe qyteteve;
  • Manaxhimi urban dhe ambiental i territorit;
  • Qeverisja me pjesmarrje dhe deçentralizimi;
  • Trajnime mbi zhvillimin e brendshëm të institucioneve dhe shërbime konsulence, etj.

Co-PLAN e ka origjinën me 1995, por është regjistruar nga Gjykata e Tiranës më 1997, regjistrim ky i rikonfirmuar me 2002 sipas ligjit të ri të OJF-ve (organizatave jo fitimprurëse) në Shqipëri. Sot Co-PLAN numëron mbi 20 profesionistë nga fusha të
ndryshme.



 


Bashkëveprimi Ndërkomunor në Qeverisjen Vendore dhe Zhvillimi Rajonal

 

Më tepër informacion mund të gjeni në faqen e internetit www.co-plan.org