7 shtator
Sektori energjetik shqiptar, i mbështetur thuajse tërësisht
te hidroenergjia, përballet sot me sfidën për
diversifikim të burimeve energjitike në vend.
Co-Plan ka ndërmarrë iniciativën e hartimit
dhe realizimit të projektit “Energjitë e Qendrueshme
për Shqipërinë”, të cilën e
shpalli edhe në një tryezë të rrumbullakët
të organizuar më 7 shator në mjediset e Hotel
Rogner. Në qendër të debatit ishte çështja:
“A mundet Shqipwria të përfitojë nga
zhvillimet më të fundit të teknologjisë
së sotme?”. Një sfidë të tillë
tryeza e shtroi si një përpjekje e për të
nxitur bashkëpunimin në disa sektorë njëherësh.
Pjesëmarrës në takim ishin specialistë
në Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë
dhe Energjitikës, Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe
Administrimit të Ujrave, në Agjencinë Kombëtarë
të Energjisë, ekspertë nga institutet kërkimore,
nga Universiteti Politeknik, etj.
Ndër çështjet kryesore që u trajtuan
permendim:
• Krijimin e mundësive për prodhimin e decentralizuar
të energjisë në Shqiperi dhe teknologjitë
e reja.
• Roli i rëndësishëm i energjive të
rinovueshme (perfshire H2) si energji afatgjatë.
• Identifikimi i projekteve që mund të zhvillohen
në kuadrin e projekteve Europiane.
|