Shqipëria ka bërë
hapa përpara për qeverisjen e mirë dhe vendosjen
e shtetit ligjor. Vendi ka një legjislacion bashkëkohor,
zgjedhjet e fundit u konsideruan të lira dhe të
ndershme, media është përgjithësisht e
lirë, bazat e ekonomisë së tregut janë
hedhur tashmë dhe ka sensibilitet për respektimin
e të drejtave të njeriut. Megjithatë administrata
publike mbetet larg të qënit një administratë
profesionale dhe eficente, pushteti lokal ende nuk është
decentralizuar sa duhet, ka pak pjesëmarrje qytetare
në vendimmarrje, korrupsioni është i përhapur
në të gjitha
nivelet etj.
Decentralizimi, procesi i pjesëmarrjes në hartimin
e politikave si dhe administrimi i sistemit gjyqësor
janë tri nga fushat që pasqyrojnë këtë
situatë. Pikërisht në këto fusha synon
të fokusohet strategjia 3 vjecare e NOSA-s (2006 –
2008) për qeverisjen e mirë. Objektivat kryesore
të kësaj strategjie janë:
- përftimi i një procesi
të hapur, pjesëmarrës dhe efektiv për
hartimin e politikave dhe hartimin e ligjeve;
- trysni për procese të
ndershme gjyqësore si dhe respektim të të
drejtave të njeriut;
- rritja e pjesëmarrjes qytetare
në qeverisjen vendore nëpërmjet thellimit
të decentralizimit;
Për secilën nga objektivat
e vendosura, NOSA ka parashikuar dhe ka vënë në
zbatim një sërë aktivitetesh si:
- vlerësime të kuadrit
ligjor dhe të politikave;
- monitorime të performancës
gjyqësore nëpërmjet vrojtimeve dhe vëzhgimeve
direkte;
- analiza dhe rekomandime;
- advokaci për çështje
të caktuara dhe presion për ndryshim;
- forcim kapacitetesh të qeverisjes
vendore dhe të institucioneve të shoqërisë
civile;
- pilotim i modeleve më të
sukseshme të bashkëpunimit, etj.
Co-Plan, Instituti i Studimeve Bashkëkohore,
Instituti i Studimeve Publike & Ligjore si dhe Fondacioni
i Shoqërisë së Hapur Soros janë zbatuesit
kryesorë të këtij programi. Synohet dhe bashkëpunimi
me anëtarët e tjerë NOSA-s dhe më gjerë
për çështje specifike.
Për të lexuar strategjinë
e plotë klikoni
këtu
|