Ecuria e procesit të Integrimit
Europian dëshmon se janë shënuar përparime
sidomos në rrafsh teknik. Në rrafshin e reformave
arritjet duken të pamjaftueshme. Perceptimi publik për
procesin, përfitimet dhe kostot shpesh mbështeten
mbi mite dhe thjeshtëzime. Rezultojnë edhe disa
shqetësime të tjera si: fokusimi kryesisht në
rrafsh teknik në një kohë që parësore
janë reformat politike, ekonomike e shoqërore; përqëndrimi
te një apo dy aktorë dhe lënia në hije
e aktorëve të tjerë brenda dhe jashtë
qeverisjes etj. Aktualisht, nënshkrimi i Marrëveshjes
së Stabilizim Asocimit e ka bërë edhe më
të nevojshme përmirësimin e kësaj situate.
NOSA propozon një strategji tre vjecare, 2006 –
2008, që synon të rrise ndërgjegjësimin
e qytetarit për proceset integruese, duke bërë
të mundur pjesëmarrjen e shoqërisë civile
dhe të grupeve të interesit në monitorimin
e reformave. Objektivat kryesorë të NOSA-s në
këtë tre
vjeçar janë:
- Qartësimi i përfitimeve
dhe kostove të integrimit duke synuar që ai të
shndërrohet nga një retorikë politike në
një realitet të prekshëm për të
gjithë;
- Nxitja e përfshirjes të
shoqërisë civile, komunitetit të biznesit,
autoriteteve vendore, mediave qendrore etj;
- Rritja e kapaciteteve negociuese
përmes aktivizimit të ekspertëve shqiptarë
dhe të huaj.
Duke punuar për këto objektiva kryesore NOSA synon
të arrijë një varg rezultatesh dhe produktesh,
si:
- Rritja e informimit për Procesin
e Integrimit Europian
- Realizimi i oponencave/mbështetjes
për institucionet kombëtare dhe ndërkomb;tare
nëpërmjet studimeve, testimeve dhe aktiviteteve
lobuese,
- Përmirësimi i kapaciteteve
të administratës publike/gjyqësorit/aktorëve
të shoqërisë civile nëpërmjet trajnimesh
dhe aktivitetesh të tjera;
- Botime dhe publikime te ndryshme
në funksion të problematikave të prodhuara
nga realiteti shqiptar dhe ai rajonal e europian.
Për të lexuar të plotë
strategjinë kliko
këtu.
|