Integrimi
Europian i Shqipërisë është një nga
tri fushat prioritare te NOSA-s. Një strategji afatmesme
(2006-2008) synon, mes të tjerash, të qartësojë
për publikun objektivat themelore të procesit të
integrimit. Një mjet për kryerjen e këtij misioni
është edhe botimi i fundit i Qendrës Europiane,
anëtare e NOSA-s, me titullin kuptimplotë Pasaporta
e Stabilizim Asocimit.
Ky projekt u koncepua në formën e një botimi
të shtypshkruar dhe elektronik. Në të parashtrohet
për publikun e gjerë platforma e procesit të
Asocim Stabilizimit, tërësia e marrëveshjeve
kryesore që do të kryhen mes institucioneve. Ndër
më të rëndësishmet paraqiten:
- Reformat dhe proceset politike
shqiptare në kuadër të partneritetit europian;
- Respektimi më i plotë
i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore
të tij;
- Bashkëpunimi rajonal;
- Shkëmbimi i lirë tregtar
dhe standartet europiane të produkteve;
- Punësimi dhe të drejtat
rreth tij;
- Lëvizja e lirë, etj.
Klikoni
këtu për të shkarkuar pasaportën
në formatin PDF
|