Ky projekt zhvillohet në
kuadër të fushës prioritare të NOSA-s,
“Integrimi Europian” dhe parashikon të nxisë
debatin e shoqërisë civile në lidhje me procesin
e stabilizim-asocimit (MSA) në vend. Nëpërmjet
tij synohet gjithashtu:
- Forcimi i Shoqërisë
civile përmes angazhimit të saj;
- Ndërveprimi mes shoqërisë
dhe institucioneve shtetërore;
- Ndihmë për institucionet
shtetërore;
- Zhvillim i mendimit shqiptar
shkencor për procesin e integrimit europian të
vendit.
Projekti parashikon përpilimin e dy
raporteve simestrale nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare
(AIIS). Raporti i parë përfundoi dhe u bë i
njohur në fund të muajit qershor.
U mblodhën të dhëna nga
sfera e biznesit, duke ditur se pas nënshkrimit të
MSA, (marrëveshje ekonomike në thelb), është
bisnesi që do të provojë i pari efektet që
rrjedhin nga zbatimi i marrëveshjes. Nga ekspertët
e AIIS-së u hartua raporti përkatës i monitorimit
i cili pasqyron procesin e zhvilluar dhe jep rekomandimet
e nevojshme për organet vendimmarrëse.
Raporti trajton: Perspektivën e anëtarësimit
në raport me PSA/MSA;Marrëdhëniet BE –
Shqipëri; Sfidat dhe rrjedhojat e zbatimit; Dialogu politik
dhe Bashkëpunimi rajonal; Hapja e tregut; Lëvizja
e mallrave; Lëvizja e punëtorëve; Marrëveshja
e ndërmjetme (Interim Agreement); Përafrimi i legjislacionit,
zbatimi i ligjit dhe rregullat e konkurrencës; Drejtësia
dhe çështjet e brendshme; Bashkëpunimi financiar,
etj.
Raporti u është shpërndarë
institucioneve qendrore e vendore si dhe grupeve të interesit
të lidhura ngushtë me procesin.
Përfundimet e tij po shërbejnë
edhe si mbështetje e mëtejshme për Forumin
Shqiptar të Integrimit Europian (i cili është
ngritur në sajë të po këtij projekti vitin
e shkuar).
|