botime
Instituti i Studimeve Bashkëkohore (ISB) është themeluar më 1995 si një institut i pavarur jofitimprurës që kryen kërkime dhe studime politikash.

Qëllimi kryesor i Institutit është të ndikojë ritmin e zhvillimit të vendit drejt një tregu të lirë, demokratik, të bazuar në ligj dhe cilësi të qëndrueshme.

ISB këshillon teknikisht vendimmarrësit rreth politikave alternative dhe shërben si avokat për zbatimin e politikave që rekomandon. Grupet e synuara nga Instituti janë vendimmarrësit në nivele të larta dhe ato me bazë në komunitet. Opinionet e tij, rekomandimet, konsultimet dhe shërbimet e trajnimit janë nga më të kërkuarat në Shqipëri.
ISB është aktualisht një nga organizatat më aktive të shoqërisë civile. Suksesi i tij është rezultat i cilësisë së lartë të këshillimeve teknike, paanshmërisë, përgjegjshmërisë qytetare dhe aftësisë së spikatur për ndërtimin e koalicioneve strategjike.

 


Studim për praktikat më të mira të politikëbërjes

 


Për më shumë vizitoni faqen tonë të Internetit:
http://www.ics-al.org