botime

Gazeta Europa

Gazeta Europa - nr. 4Europa është një gazetë përmuajshme, e shtypshkruar dhe elektronike, që synon të sjellë më pranë qytetarit shqiptar Europën e Bashkuar dhe procesin e integrimit europian.
Ajo botohet nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare (AIIS), në kuadër të fushës prioritare të NOSA-s “Integrimi Europian”. Gazeta informon në lidhje me vendet anëtare të BE-së dhe strategjitë që zbatohen sot në gjirin e shoqërisë shqiptare për të ardhmen europiane të saj. Duke informuar dhe nxitur debatin, ajo i drejtohet gazetarëve, shoqërisë civile, rretheve akademike, komunitetit të biznesit si dhe publikut të gjerë të përfshirë në sfidat e integrimit europian. Struktura e gazetës është e ndërtuar në disa rubrika: kryeartikulli, lajme nga BE, zhvillimet në rajonin e Ballkanit, integrimi europian, perceptime dhe realitete, komente dhe opinione, intervista, analiza dhe kuriozitete nga BE.

Gazeta Europa del ditën e fundit të çdo muaji dhe deri tani janë botuar me sukses 6 numra të saj. Ka 16 faqe të formatit A3 prej të cilave 4 janë me ngjyra dhe tirazh prej 10-15 mijë kopje. Shpërndahet në institucione qendrore e vendore në Tiranë e në rrethe, në shkolla të larta e të mesme, në media dhe shoqërinë civile si dhe në pikat e shpërndarjes së shtypit si dhe në formë elektronike.





Statusi ndërkombëtar i Kosovës dhe siguria në Ballkan

Prezantimi i Raportit monitorues Unevotoj,
janar-korrik 2006
.

Kthesat historike dhe rikthimi i kujtesës

Lobim për shoqërinë civile në Parlamentin Europian

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë

MJAFT në protestë: Shqipëria ka etje!

Sfida e energjisë dhe zgjidhjet alternative

Analizë për transportin
publik në Tiranë

Trainim për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të OJF-ve

Unevotoj.com dhe pjesëmarrja qytetare
në politikat publik

Trainim për forcimin e kapaciteteve të OJF-ve

Workshop mbi Autonominë Universitare

Tryeza e rrumbullakët
"Politikat antikorrupsion dhe respektimi i të drejtave të njeriut"

Botimi i Gazetës Europa

Debat publik mbi përmirësimin e situatës Mjedisore në Shqipëri

MJAFT në një tryezë të rrumbullakët mbi KKRT dhe RTSH

të reja »

 
 
 

 

home