Shtator 2006
Që prej muajit Maj 2006, Partnerët - Shqipëri
është angazhuar në hartimin e Planit Kombëtar
të Veprimit për Rininë, duke synuar një
pjesëmarrje të gjerë të të gjitha
grupeve të interesit për çështjet e
rinisë përfshirë: organizata rinore, Forume
Rinore Politike, organizata të tjera të cilat ofrojnë
shërbime për të rinjtë, përfaqësues
të pushtetit vendor etj.
Për të realizuar gjithëpërfshirjen Partnerët
– Shqipëri, gjatë muajit shtator po lehtëson
organizimin e katër Workshopeve Rajonale, përkatësisht
në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.
Rekomandimet që po dalin në secilin prej tyre do
të përfshihen në Planin Kombëtar të
Veprimit për Rininë 2006-2011. Ky dokument do të
miratohet nga Qeveria Shqiptare dhe do të përbëjë
planin e ardhshëm 5-vjecar të aktiviteteve për
rininë në nivel kombëtar.
|