botime

Lobim për shoqërinë civile në Parlamentin Europian

13 shtator 2006

Qendra Europiane në Shqipëri, anëtare e NOSA-s,  përfshihet në apelin që Parlamenti Europian i bën Qeverisë Shqiptare nëpërmjet  raportit të saj të fundit dhe pëlqimin që i jep Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë.

Qendra Europiane me ndihmën e zyrës së Fondacionit së Shoqërisë së Hapur në Bruksel  realizoi takimin me Z. Thomas Ilves, raportues për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian dhe arriti me sukses që të sugjerojë dhe të shtojë mesazhe domethënëse mbi pjesëmarjen e shoqërisë civile si aktor i rëndësishëm në procesin e reformimit dhe zhvillimit të Shqipërisë. Paragrafi i mëposhtëm bën pjesë në raportin e Parlamentit Europian si dhe në komunikatën e shtypit të dhënë nga ky institucion:

« Parlamenti nxit Qeverinë Shqiptare që të mundësojë shoqërinë civile të marrë pjesë në formulimin e politikave, në monitorimin e implementimit dhe efektivitetit të këtyre politikave në të gjitha nivelet e qeverisjes,  për të përmirësuar cilesinë dhe kredibilitetin e reformave. Kjo shërben gjithashtu edhe për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë».





Statusi ndërkombëtar i Kosovës dhe siguria në Ballkan

Prezantimi i Raportit monitorues Unevotoj,
janar-korrik 2006
.

Kthesat historike dhe rikthimi i kujtesës

Lobim për shoqërinë civile në Parlamentin Europian

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë

MJAFT në protestë: Shqipëria ka etje!

Sfida e energjisë dhe zgjidhjet alternative

Analizë për transportin
publik në Tiranë

Trainim për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të OJF-ve

Unevotoj.com dhe pjesëmarrja qytetare
në politikat publik

Trainim për forcimin e kapaciteteve të OJF-ve

Workshop mbi Autonominë Universitare

Tryeza e rrumbullakët
"Politikat antikorrupsion dhe respektimi i të drejtave të njeriut"

Botimi i Gazetës Europa

Debat publik mbi përmirësimin e situatës Mjedisore në Shqipëri

MJAFT në një tryezë të rrumbullakët mbi KKRT dhe RTSH

të reja »

 

 

home