Instituti i Dialogut Publik& Komunikimit, Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra e Kulturës Bashkëkohore në Barcelonë, me mbështetjen e Fondacionit Soros dhe të Amdasadës Spanjolle, organizuan më 16 shtator dabatin me temë: Kthesat historike dhe rikthimi i kujtesë. Në këtë dabat, ishin ftuar të diskutonin rreth sfidave dhe përvojave moderne të shoqërive post-traumatike personalitete të mirënjohura si Josep Ramoneda, Prof. Paul Garde, Kepa Aulestia, Veton Surroi, etj. Të ftuarit dhe organizatorët e debatit, zotërinjtë Piro Misha, Remzi Lani dhe Bashkim Shehu, diskutuan nga këndvështrime të ndryshme rreth mundësisë ose pamundësisë së harresës historike, raportin e shumësisë së të vërtetave historike, kujtesës kolektive dhe modifikimit të vazhdueshëm të saj, mundësitë reale të procesit të faljes kolektive, procesin e katarsisit dhe të mea culpa-s.
Në debat, pati një pjesëmarrje të larmishme nga bota politike, akademike dhe mediatike mbarëshqiptare. |