26-28 prill 2006
Forcimi i shoqërisë civile shqiptare, rritja e
kapacitetit të saj për bashkëveprim, advokasi
dhe lobim janë tashmë një nga përparësitë
e NOSA-s. Në përmbushje të saj, PARTNERS në
bashkëpunim të ngushtë me OSFA-në, ndërmorën
realizimin e disa veprimatarish për forcimin e kapaciteteve
të OJF-ve shqiptare.
Në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve
të OJF-ve”, Partnerët – Shqipëri
dhe OSFA organizuan në qytetin e Pogradecit në datat
26-28 Prill 2006, një Program Trainimi në "Advokasi
dhe Lobim", me pjesëmarrjen e dymbëdhjetë
OJF-ve lokale. Çështjet kryesore që u fokusuan
ishin "Rritja me 10 % e grave të punësuara
në qytetetin e Pogradecit" dhe “Shtimi i hapsirave
të gjelbëruara në qytetin e Pogradecit me 2500
m²". U sollën dhe u studiuan modelet më
të sukseshme të aksionit qytetar dhe marrëdhënieve
efektive me shtetin dhe politikën. Përfaqësuesit
e OJF-ve lokale u njohën më në thellësi
me konceptin e advokasisë dhe lobimit si dhe me disa
nga teknikat që mund të përdoren për të
ndërmarrë inisiativa në advokasim dhe në
në vendim-marrjen lokale dhe qendrore.
|