31 maj – 1 qershor
Forcimi i shoqërisë civile shqiptare, rritja e kapacitetit
të saj për bashkëveprim, advokasi dhe lobim
janë tashmë një nga përparësitë
e NOSA-s. Gjithashtu ka ardhur koha për forcimin menaxherial
dhe financiar të tyre, rritjen e transparencës dhe
të njohurive ligjore. Në përputhje me këto
nevoja, PARTNERS në bashkëpunim të ngushtë
me OSFA-në, ndërmorën realizimin e disa veprimatarive
për forcimin e kapaciteteve të OJF-ve shqiptare.
Në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve
të OJF-ve”, Partnerët – Shqipëri
dhe OSFA organizuan në qytetin e Elbasanit dhe të
Vlorës dy programe trainimi, respektivisht në datat
26-29 prill dhe 31 maj – 1 qershor. Objekt i trainimit
ishin çështjet e "Menaxhit Financiar”
dhe “Procedurat e Regjistrimit të OJF-ve në
Përputhje me Legjislacionin Shqiptar". Duke trajtuar
çështje të tilla u synua të forcoheshin
aftësitë menaxheriale të OJF-ve, të përsoseshin
raportet e tyre finaciare për të shtuar transparencën
dhe të shtoheshin njohuritë rreth procedurave me
natyrë ligjore që përfshijnë OJF-të
në legjislacionin shqiptar.
|