6 – 10 nëntor
Gjatë javës së dytë të nëntorit, Qendra Europiane organizoi në mjediset e Hotel “President” në Tiranë seminarin «Sfidat e Integrimit Europian ». Ky seminar ishte pjesë e një vargu aktivitetesh të zhvilluara në kuadrin e inciativave në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë, mbështetur nga NOSA (Rrjeti i shoqërisë së hapur në Shqipëri).
Seminari mblodhi sëbashku kryesisht përfaqësues të administratës publike, të cilët lidhen drejtpërsëdrejti me mekanizmat e procesit të integrimit. Nënpunës të ministrive të bujqësisë, drejtësisë, transportit, integrimit, etj, punuan rreth tematikave të veçanta që u trajtuan gjatë orëve akademike si : çështje të aspektit ekonomik dhe ligjor të Integrimit, përshtatja e bujqësisë ndaj standardeve europiane, etj.
Në fund të seminarit, Qendra Europiane ftoi ambsadorin spanjoll Z.Manuel Montobbio, i cili prezantoi procesin integrues të Barcelonës si një shembull të sukseshëm të bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu Z. Carlo Natale, zëvendës-ambasador i Delegacionit të Komisionit Europian, foli për rolin e administratës publike në thithjen efektive të fondeve të Bashkimit Europian për vendet që janë kandidate të mundshme.
|