botime

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit


26 shkurt, 2007

Një Memorandum bashkëpunimi për monitorimin qytetar të marrëdhënieve BE-Shqipëri u nënshkrua më datë 26 shkurt mes Ministrisë së Integrimit Europian dhe katër organizatave të shoqërisë civile: Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë-Soros, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare dhe Qendra Europiane. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të dyja palët shprehën angazhimin e tyre për nxitjen e monitorimit qytetar në procesin e integrimit europian të vendit. Zonja Arenca Trashani, Ministre e Integrimit, vlerësoi pjesëmarrjen e shoqërisë civile në këtë proces dhe shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për përcjelljen e çdo informacioni të nevojshëm. Zoti Çapajev Gjokutaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Soros, theksoi rëndësinë e monitorimit qytetar si një proces që do të rrisë performancën në qeverisje, transparencën në informin dhe rolin aktiv të të gjithë aktorëve të shoqërisë në progresin e marrëdhënieve BE-Shqipëri. Kjo pjesëmarrje është e parashikuar edhe në rekomandimet e Komisionit Europian për bashkëpunimin e strukturave shtetërore me ato jo-qeveritare. 

 

Projekti i Monitorimit Qytetar ndërmerret nga këto katër organizata për forcuar përfaqësimin e shoqërisë civile në formulimin dhe implementimin e politikave integruese. Nëpërmjet tij synohet:

  • rritja e përgjegjshmërisë së strukturave të Qeverisë,
  • rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve,
  • sigurohet një proces i hapur dhe transparent,
  • identifikohen problemet dhe përcaktohen zgjidhjet e duhura.

 

Duke ofruar ekspertizë, objektivitet dhe paanshmëri, këto organizata do të ndjekin hap pas hapi masat e ndërmarra nga qeverija dhe do të bëjnë publike periodikisht të dhënat dhe rezultatet e vëzhgimit deri në botimin e raportit përfundimtar në fund të periudhës një vjeçare të monitorimit. Procesi monitorues do të përqendrohet në dy perspektiva kryesore të integrimit: 

  • Fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomiko-social të vendit (p.sh.: konkurrenca e lirë, politika fiskale, politika të caktuara për SMEs apo sektorë të tjerë ekonomikë);
  • Fusha që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen/mirëfunksionimin e instrumenteve dhe strukturave me ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe shoqëria civile (p.sh.: shteti ligjor, lëvizja e lirë e qytetarëve, të drejtat e njeriut/minoriteteve, politika ndaj medias & shoqërisë së informacionit etj.)



Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

Numërimi paralel i votave

Faqe intermeti e MJAFT mbi zgjedhjet vendore 2007

Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

Workshopi: “Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe Biznesi shqiptar

Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

Statusi ndërkombëtar i Kosovës dhe siguria në Ballkan

Prezantimi i Raportit monitorues Unevotoj,
janar-korrik 2006
.

Kthesat historike dhe rikthimi i kujtesës

Lobim për shoqërinë civile në Parlamentin Europian

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë

MJAFT në protestë: Shqipëria ka etje!

Sfida e energjisë dhe zgjidhjet alternative

arkiv »

 
 
 

 

home