shtator 2006
Tiranë
Lëvizja Mjaft rikthehet këtë shtator me organizimin
e një fushatë protestash nën slloganin “Shqipëria
ka etje”. Aktivistët e lëvizjes Mjaft, ndërtuan
në një nga ditët e protestave në bulevardin
“Dëshmorët e Kombit” një “akuadot”
antik me 1200 bidona uji të boshatisur, simbol i etjes
së Shqipërisë në fillimshekullin XXI.
Të vendosur në mesditë, përpara Ministrisë
së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve,
aktivistët e MJAFT i kujtuan publikut premtimet e pambajtura
të qeveritarëve dhe denoncuan me statistika të
sakta pasojat e kësaj situate. Ndër statistikat
shokuese të marra nga Banka Botërore, INSTAT, QSUT,
Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve,
etj., rezulton se:
-30% e banorëve të zonave të tjera urbane kanë
ujë për më pak se gjashtë orë në
ditë, me pak se 50% e familjeve në gjithë Shqipërinë
kanë ujë të pandërprerë, ndërsa
50% e tyre kanë ujë për 10 ose më pak
orë në ditë.
-Qindra të rinj dhe të moshuar, paraqiten pranë
qendrave spitalore si pasojë e konsumimit të ujit
të ndotur, 70% e qyteteve kryesore te vendit furnizohen
me uje nga puset nëntokësore, ndërsa niveli
i mbulimit me ujë të pijshëm arrin 85% të
vendit!
Veç kësaj, Banka Botërore raporton statistikën
skandaloze: 80% e familjeve shqiptare nuk kanë ujë!
Fier
Po në kuadër të kësaj fushate, aktivistë
të lëvizjes Mjaft, shpallën protestën
“Shqipëria ka etje” në qytetin e Fierit,
në formën e një procesi votimi. Ata vendosën
në sheshin mes Bashkisë dhe Prefekturës së
qytetit dy bidona 5 kg që përdoren për ujin
e pijshëm dhe i shndërruan në kuti votimi për
këtë votim original. Komuniteti i votuesve, i gjendur
para dy alternativave : “Unë pi ujë të
blerë” dhe “Unë pi ujë çezme”,
votoi mbi 90 përqind në alternativën domethënëse
“Unë pi ujë të blerë”.
|