Nëntor 2007
Partners-Albania si pjesë e NOSA-s, ka organizuar gjashtë kurse trajnimesh për qeverisjen pjesëmarrëse dhe gjashtë kurse të tjera trajnimi për “Praktikat e qeverisjes pjesëmarrëse” në shtatë qytete të përcaktuara nga projekti “Unë mbështes qeverisjen e mirë” në Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Pogradec, Elbasan dhe qytete të tjera. Në këto sesione morën pjesë rreth 250 përfaqësues nga grupet e komunitetit, personeli i bashkisë dhe anëtarë të këshillit bashkiak. Trajnimi përbëhej prej prezantimit të disa teknikave të qeverisjes pjesëmarrëse si për shembull: komisioni këshillimor i qytetarëve, karta e rapotimit të qytetarëve, takimet e hapura dhe sesionet dëgjimore. Në pjesën më të madhe të qyteteve të përfshirë në iniciativa, grupet pjesëmarrëse preferonin përdorimin e teknikës së Komisionit Këshillues, e cili përbëhet prej krijimit të një grupi ekspertësh në një çështje specifike.
Grupet do të jenë struktura zyrtare që do të ofrojnë këshillim për anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe Kryetarin gjatë një periudhe të caktuar kohe për t’i dhënë një zgjidhje një çështjeje të caktuar. Disa nga komisionet e sugjeruara për krijimin e grupeve të punës në trajnime (dhe për të cilin ata punojnë zakonisht) janë: Bordi i Komisionit për Krijimin e “Zyrës së Çështjeve Gjinore” në bashki, një Bord Koordinimi për Politikat e të Rinjve, Komisioni Qytetar për Turizmin dhe Çëshjtet Kulturore, Karta e Rapotimit Qytetar për vlerësimin e ofrimit të shërbimit nga bashkia, etj. Programi i trajnimit për qeverisjen pjesëmarrëse dhe teknikat pjesëmarrëse mbështeten nga OSFA - Soros. |