botime
Partnerët - Shqipëri, Qendra për ndryshim dhe menaxhimin e konfliktit është një OJF e pavarur shqiptare që ka për mision përparimin e shoqërisë civile dhe kulturës së ndryshimit dhe menaxhimit të konfliktit në Shqipëri.

Partnerët punon për forcimin e kapaciteteve të institucioneve, komuniteteve dhe individëve për të menaxhuar ndryshimin, maksimalizuar përfitimet e diversitetit , për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet.

Prej tetorit 2004, Partnerët Shqipëri janë pjesë e rëndësishme e programit për Demokraci dhe Qeverisje në Shqipëri (DGA) financuar nga USAID. Në kuadër të këtij programi, Partnerët forcojnë organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri nëpërmjet një programi të larmishëm trajnimesh, asistence teknike dhe grantesh të vogla . Të gjitha programet janë hartuar në mënyrë të kujdesshme për tí aftësuar OJF-të të marrin pjesë efektivisht në përmirësimin e qeverisjes duke përfshirë proceset elektorale, avokacinë dhe iniciativat antikorrupsion.

Duke filluar nga Janari 2006, për tre vitet e ardhshme Partners-Shqipëri së bashku me 7 OJF të tjera është pjesë e Rrjetit të shoqërisë së Hapur për Shqipërinë NOSA. Roli i Partnerëve në këtë rrjet është të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë civile në Shqipëri dhe në forcimin e kapaciteteve të sektorit të OJF-ve.

Partnerët është anëtar i Partnerëve Ndërkombëtare për Ndryshimin Demokratik, një partneritet qendrash në 14 vende aktualisht të vendosura në Shqipëri, Argjentinë, Bullgari, Ceki, Gjeorgji, Hungari, Jordani, Kosovë, Lituani, Meksikë, Poloni, Rumani, Sllovaki dhe SHBA.

Të gjitha qendrat ndajnë një vision të përbashkët dhe janë të angazhuar në trajnime për zgjidhjen e konflkteve si dhe shërbime për qytetarët, OJF-të, qeveritë kombëtare dhe lokale dhe sektorin e biznesit në vendin e tyre dhe më gjerë.


 


Diskutim i ligjit të OJF-ve

Forcim kapacitetesh për OJF-të/advokaci dhe menaxhim financiar


Për më shumë informacion,
ju lutem vizitoni faqen e internetit në adresën www.partnersalbania.org