botime
Qendra Europiane është një organizatë jo-qeveritare e pavarur dhe pa qëllim fitimi e themeluar në janar 1999. Misioni i saj është që të kontribuojë në informimin dhe njohuritë në lidhje me realitetet europiane dhe të promovojë proçesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Qëllimet e saj kryesore janë:

• Të ofrojë informacion dhe të promuovojë njohuritë në lidhje me realitetet, vlerat dhe organizmat europianë, përfshirë këtu B.E., Këshillin e Europës, O.S.B.E., N.A.T.O., B.E.P., etj.

• Të ofrojë alternativa dhe propozime në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri - organizma europianë dhe me integrimin e Shqipërisë në Europë.

• Të ofrojë trainime në lidhje me çështjet europiane.

Objektivat kryesore në të cilat do të orientohet puna e Qendrës Europiane janë:

a) Legjislacioni
b) Politikat e integrimit europian
c) Ndërgjegjësim dhe informim publik
d) Ekspertizë në lidhje me Standartet Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe mbi nivelin shqiptar të përqasjes me to.
e) Krijimi i një Qendre Europiane të Informimit
f) Trainime dhe edukim në lidhje me çështjet europiane dhe në veçanti me integrimin europian.
g) Botimi i një Reviste Europiane

 

Pasaporta e Stabilizim Asocimit