Në kushtet e sotme, arsimi
i lartë ka shfaqur shenjat e një krize që ka
përfshirë të gjitha nivelet e tij, studentë,
proces mësimdhënieje, staf akademik dhe manaxhim
financiar. Për këto arsye, qeveria ndërmori
disa amendime me karakter reformues. Këto amanedime,
pavarësisht idesë së tyre fillestare, nuk i
përgjigjen si duhet parimeve të autonomisë
universitare. Prej disa kohësh OSFA, duke iu përgjigjur
përparësisë së NOSA-s për Qeverisjen
e mirë, ka ndërmarrë një studim në
lidhje me reformimin e arsimit të lartë shqiptar.
Ky studim, bashkëpunim mes OSFA-së dhe ISB-së,
fokusoi kryesisht çështje të menaxhimit të
arsimit të lartë. Në të u parashtrua koncepti
i ri i autonomisë financiare të universiteteve si
një barazpeshim mes lirisë për të administruar
të ardhurat financiare dhe përgjegjshmërisë
në raport me këtë liri. Ngritja e këshillave
financiare ose e një bordi thjeshtë financiar janë
dy prej propoziomeve të studimit.
Një pjesë e këtij
studimi është botuar tashmë dhe u është
shpërndarë aktorëve të jetës universitare.
Gjithashtu, propozimet e dala prej tij janë parashtruar
në një nga workshopet e organizuara në kuadër
të debatit për autonominë universitare. Shumica
e grupeve të interesit e kanë përshëndetur
studimin dhe kanë shprehur keqardhjen për indiferencën
që ka treguar Ministria e Arsimit, deri tani, ndaj tij.
|