botime
Bashkëveprimi Ndërkomunor në Qeverisjen Vendore dhe Zhvillimi Rajonal


Ky projekt është ndërmarrë nga Co-PLAN në kuadër të fushës prioritare të “Qeverisjes së mirë” të NOSA-s. Ai synon shqyrtimin e formave dhe hapësirave për bashkëveprim të mirë ndërkomunor midis njësive të pushtetit vendor. Qëllimi i tij është përmirësimi i shërbimeve publike gjatë reformave të decentralizimit.

Projekti ka filluar në Janar të vitit 2006 me analizën e reformave për decentralizmin e vendit dhe delegimit të kompetencave drejt qeverive vendore. Gjatë muajve mars-prill janë kryer intervista të ndryshme me institucione dhe organizata të përfshira në këtë proces, si Ministria e Brendshme, Minisitria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, USAID, PNUD, GTZ, SNV, Shoqata e Ujësjelles-Kanalizimeve dhe perfaqësues të pushtetit lokal (bashki/komune/qark).

Për fazën pasuese të projektit u përzgjodh për analizë shërbimi i transportit publik në rajonin e Tiranës. Transporti publik është një shërbim tashmë i decentralizuar që ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin rajonal. Në këtë fazë u konsultuan ekspertë të ndryshëm nga bashkitë, komunat dhe qarku i Tiranës, si dhe ekspertë të ministrive. Gjithashtu, u përgatit metodologjia e përgjithshme e studimit për analizën e këtij shërbimi. Më 19 korrik 2006, u zhvillua takimi i grupit këshillimor për projektin “Analizë e Shërbimit të Transportit Publik në Rajonin e Tiranës”. Takimi pati një pjesëmarrje të gjerë me përfaqësues nga Ministria e Transportit, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, kryetarë të komunave, drejtues të shoqatave të bashkive dhe komunave, etj.

Projekti për transportin publik në rajonin e Tiranës synon kryerjen e kërkimeve në terren për të njohur gjendjen e transportit në këtë rajon, kuadrin ligjor, aktorët institucionalë, etj. Rekomandimet e studimit janë objekt i lobimit që do të bëjë NOSA pranë institucioneve përgjegjëse.


 

 


Bashkëveprimi Ndërkomunor në Qeverisjen Vendore dhe Zhvillimi Rajonal

 

Më tepër informacion mund të gjeni në faqen e internetit www.co-plan.org