Strategjia 3 vjecare e NOSA-s
(2006 – 2008) për qeverisjen e mirë synon
të fokusohet në procesin e decentralizimit, në
procesin e pjesëmarrjes në hartimin e politikave
si dhe në administrimin e sistemit gjyqësor. Një
nga objektivat kryesorë në këtë strategji
është edhe ushtrimi i trysnisë për procese
të ndershme gjyqësore si dhe respektim të të
drejtave të njeriut.
Për këtë arsye, Instituti
për Studimet Publike dhe Ligjore (IPLS) ka ndërmarrë
në kuadër të prioritetit të NOSA-s për
një “Qeverisje të mire”, projektin mbi
Gjykimin e Drejtë dhe Të Drejtat e Njeriut.
Ky projekt i përket fushës së
gjyqësorit dhe do të kryhet plotësisht gjatë
periudhës 2006-2008. Ai zhvillohet në tri elementë
kryesorë:
1. Aksesi i Palëve në Gjykim
2. Procesi Gjyqësor
3. Transparenca e Gjykatave
Synohen vlerësime dhe analiza në
lidhje me:
-vlerësimi i kuadrit ligjor dhe standarteve
bashkëkohore demokratike;
-monitorimi i gjendjes përmes sondazheve të opinionit
të përdoruesve të katër gjykatave pilote
dhe vrojtimit të drejtpërdrejtë të tyre;
-avokatia për eleminimin e shkeljeve të vërejtura.
Deri në fund të qershorit 2006
ishte kryer faza e parë projektit e cila synonte vlerësimin
e kuadrit ligjor dhe standarteve bashkohore demokratike.
Për zbatimin e fazës së
parë, ISPL angazhoi nje ekip pune të përbërë
nga stafi i ISPL dhe nga konsulentë të jashtëm
me përvojë të gjatë juridike në lidhje
me gjyqësorin shqiptar. Ekspertët e angazhuar zhvilluan
një punë përgatitore për konceptimin dhe
skicimin e secilit aktivitet. Ata përzgjodhën dhe
shqyrtuan dokumentacionin bazë si psh:
-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
-Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut
-Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë
-Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë
-Ligji për të Drejtën e Informimit, etj.
Gjatë muajit prill i gjithë ekipi
i projektit u përfshi në diskutime në grup
për të shqyrtuar, korrigjuar, përmirësuar
e konsoliduar punën individuale të secilit. Në
përfundim, stafi i ISPL-së rishikoi dhe redaktoi
raportin si produkt final të kësaj faze.
Kjo fazë e projektit u zhvillua
paralelisht në të tri elementët e saj: Aksesi
i palëve në gjykim; Procesi Gjyqësor; Transparenca
e Gjykatave.
|