Ky projekt, i ndërmarrë
nga Instituti i Studimeve Bashkëkohore (ISB), në
kuadër të prioritetit
të NOSA-s “Qeverisje e Mirë” ka si qëllim
të shqyrtojë dhe të sjellë në Shqipëri
praktikat më
të mira të politikëbërjes në vende
të ndryshme.
Këto praktika synohet
të përdoren si bazë për të gjykuar
mbi mundësitë strategjike në përshtatje,
adoptim dhe zbatim të ligjeve në vend. Janë
parashikuar tri fusha kryesore:
- studimi i detajuar i përvojës
ndërkombëtare;
- analiza e procesit politikëbërës dhe ligjbërës
në Shqipëri;
- analiza e kapaciteteve për aktorë shoqërorë
dhe për institucione publike.
Në studimin e përvojës ndërkombëtare
i është kushtuar vëmendje e madhe Vlerësimit
të Pasojave të Ligjit (Regulatory Impact Assessment)
ose RIA. Kjo është një instrument dhe një
proces që sherben për të nxjerrë në
dukje pasojat e pritshme të projektakteve apo pasojat
e prodhuara të një akti normativ ekzistues, me qëllim
përmirësimin e politikëbërjes në
procesin e hartimit të akteve normative. Në këtë
kuadër janë studjuar disa nga përvojat e demokracive
të përparuara dhe të demokracive të reja,
të Europës Lindore, të Rajonit të Ballkanit.
Të dhënat janë botuar tashmë në formë
elektronike. Për t’i tërqehur në format
PDF klikoni këtu.
Fusha tjetër e projektit, Analiza
e procesit politikëbërës në Shqipëri,
synon të ndikojë në përmirësimin
e politikëbërjes. Ky përmirësim do të
jetë për një kohë të gjatë në
qendër të masave reformuese qeveritare. Ai është
një nga aspektet më të rëndësishme
të qeverisjes së mirë me te dy elementët
bazë: qeverisja demokratike dhe qeverisja produktive.
Analiza e kryer nga bashkëpunëtorët e ISB-së
shqyrton procedurat, standartet dhe kapacitetet aktuale, mundësinë
ose pamundsinë për të siguruar nje proces vendimarrje
te pershtatshem. U vëzhgua gjithashtu pergjegjeshmëria
e politikëbërësve në marrjen e vendimeve
si edhe pjesëmarrja e komunitetit në këtë
proces. Për ta tërqehur në format PDF klikoni
këtu.
Gjithashtu, Analiza e procesit ligjbërës
në Shqipëri sjell parimet mbi të cilat duhet
ngritur ky proces dhe vështirësitë e tij në
vend. Ligji duhet të kërkojë zgjidhjen më
të qëndrueshme dhe të përballueshme për
sa më pak efekte të padëshirueshme anësore
dhe me kosto sa më të ulët për arritjen
e synimit. Raporti i ISB analizon kuadrin kushtetues dhe ligjor
përmes të cilit mundësohet procesi i hartimit
të akteve normative në Shqipëri. Janë
sjellë gjithashtu disa ide alternative që synojnë
në thelb përmirësimin e procesit ligjvënës.
Për ta tërqehur në format PDF klikoni këtu
|