14 Shtator 2007
Rrjeti i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – NOSA dhe Agjensia për Administrimin e Zgjedhjeve (ECA), organizuan tryezën e debatit për vlerësimin e praktikave zgjedhore në Shqipëri. Tryeza wshtw pjesw e njw projekti pwr reformwn zgjedhore mbwshtetur nga Fondacioni “Soros”.
Tryeza vinte pas nje sondazhi kombetar me zgjedhesit dhe do te ndiqet edhe nga aktivitete te tjera qe do te synojne te rrokin gjithe problematiken e reformes zgjedhore si: sistemet zgjedhore, administrata zgjedhore, procedurat e votimit, numërimi i votave, ankimet dhe apelimet, financimi i partive politike si dhe media e vëzhguesit.
Në praninë e mjaft specialistëve të administrates zgjedhore nga Shqipëria dhe Sllovenia, të kryeparlamentares Topalli dhe të këshilltarit të ODHIR-it, Vullkanov, tryeza teknike formuloi përfundimet e para rekomanduese të cilat ne fund te projektit do t’i paraqiten Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës, partive politike, organizatave ndërkombëtare me përfaqësi në Shqipëri si dhe trupit diplomatik.
Edhe pse roli kryesor në zhvillimin e kësaj reforme do t’i takojë Kuvendi dhe partive politike, organizatorët besojnë që konkluzionet dhe rekomandimet e formuluara nga ekspertë të paangazhuar do t’i japin procesit të reformës një cilësi më të mirë dhe një garanci më shumë për zhvillimin e praktikave zgjedhore të pakontestueshme.
|