botime

Gjatë viteve të tranzicionit shoqëria civile shqiptare ka bërë përparime në fusha të ndryshme si mbrojtja e të drejtave të njeriut, rritja e pjesëmarrjes qytetare, forcimi i komuniteteve dhe ndihma për shtresat e margjinalizuara. Ajo ka realizuar lobime, avokati, monitorime për përmirësimin e qeverisjes, zbutjen e çështjeve gjinore, luftën kundër trafiqeve dhe korrupsionit etj. Përparime janë shënuar edhe në krijimin e një kuadri ligjor institucional për sektorin jofitimprurës, marrëdhëniet me shtetin etj.

Gjithësesi shoqëria civile mbetet ende e dobët për të realizuar me dinjitet rolin e saj parësor: plotësimin e hapsirës mes shtetit dhe qytetarëve me qëllim zbutjen e prirjes tjetërsuese të shtetit ndaj individit.

Nisur nga ky kontekst, NOSA ka përgatitur një strategji trevjecare, 2006 - 2008. Qëllimi kryesor i saj është zhvillimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për të fuqizuar angazhimin qytetar dhe përgjegjshmërinë sociale nëpërmjet promovimit të aksionit qytetar dhe marrëdhënieve efektive me shtetin dhe politikën.

Për të arritur këtë synim strategjik NOSA është përqëndruar në disa objektiva si:

  • Përmirësimi i kuadrit ligjor për sektorin në favor të ligjshmërisë, llogaridhënies dhe imazhin e jofitimprurësve/joqeveritareve;
  • Rritja e pjesëmarrjes qytetare në politikë-bërje dhe vendim-marrje;
  • Rritja e qëndrueshmërisë së sektorit dhe kalimi i pronësisë së shoqërisë civile nga donacionet e huaja në burimet lokale.
    Me realizimin e këtyre objektivave NOSA dhe posacerisht Partners, MJAFT dhe OSFA synojne një varg rezultatesh si:
  • Forcimi i kapaciteteve të brendshme në nivel organizativ, advokues, monitorues dhe lobues që ndikojnë në hartimin e politikave me synim përmirësimin e cilësisë sëjetë;
  • Rritje e pavarësisë nga politika dhe forcimi i integritetit dhe besueshmërisë në publik;
  • Zhvillimi i standarteve vetë-rregulluese të organizatave jo qeveritare e jofitimprurese me një efekt pozitiv në imazhin e tyre publik.

Për të lexuar të plotë strategjinë e shoqërisë civile, kliko këtu.


 


Diskutim i ligjit të OJF-ve

Monitorimi i strategjisë kombëtare për Romët

Forcim kapacitetesh për OJF-të/advokaci dhe menaxhim financiar

Promovimi i Debatit Politik

Monitorimi i premtimeve elektorale