botime

Promovimi i Debatit Politik

Promovimi i Debatit Politik konsiderohet nga NOSA si një mjet i rëndësishëm i për rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe të qytetarëve në jetën e vendit. Në kuadër të fushës proritare të NOSA-s mbi “Shoqërinë Civile” lëvizja MJAFT ndërmori në periudhën janar-qershor organizimin e një rrjeti debatesh në Tiranë dhe rrethet kryesore të Shqipërisë.

Aktivitetet u fokusuan në dy drejtime kryesore:
- Edukimi me kulturën e Debatit
- Organizimi i Debateve Publike mes qytetarëve dhe vendim-marrësve.

Gjatë periudhës Prill-Maj janë zhvilluar turne debati ndërmjet qindra të rinjve nga shkollat e mesme të Tiranës, Shkodrës, Pukës, Gramshit, Korcës, Elbasanit, Gjirokastres, Sarandës, Vlorës, Beratit, Fierit, Përmetit, Kucovës, Lushnjës dhe Durrësit. Ky aktivitet kulmoi me realizimin e Turneun Kombëtar të Debatit ku morën pjesë skuadrat më të mira që përfaqësuan 30 shkolla të mesme nga 15 qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Temat e debatuara ishin:
• Zhvillimi Ekonomik kundrejt ruajtjes se Ambjentit;
• Pjesëmarrja e Grave në Politikë;
• Matura Shtetërore;
• Legalizimi i zonave informale;

Për organizimin e Debateve Publike mes qytetarëve dhe vendim-marrësve u krijua një forum ku u diskutuan çështje të rëndësishme për komunitetet dhe grupe të ndryshme interesi. U debatua kryesisht mbi:
• ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve;
• pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në çështjet komunitare;
• ngushtimin e hendekut mes qeveritarëve dhe të qeverisurve.


 



Promovimi i Debatit Politik

Monitorimi i premtimeve elektorale





Për më shumë vizitoni faqen tonë të Internetit:
www.mjaft.org

 
 
 

 

home