botime

Monitorimi i premtimeve elektorale

Monitorimi i premtimeve elektorale u konsiderua nga NOSA si një proces i rëndësishëm për ndërgjegjesimin e votuesve dhe për rritjen e përgjegjshmërisë së të votuarve. MJAFT ka ndjekur nga afër dhe ka monitoruar punën e pushteti qëndror për monitorimin e premtimeve elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme. Rezultatet e këtij monitorimi janë pasqyruar e përditësuar vazhdimisht në faqen www.unevotoj.com. Duke informuar, ajo ndërgjegjëson dhe edukon qytetarët shqiptarë mbi mënyrën se si funksionon Kuvendi i Shqipërisë, gjë që sjell për rrjedhojë përmirësimin e imazhit të Kuvendit dhe rrit pjesëmarrjen qytetare në politikat publike.
Gjatë muajve të parë të zbatimit të projektit u mblodh një informacion i rëndësishëm, si platforma zgjedhore e partive kryesore, premtimet zgjedhore të kandidatëve për deputet, jetëshkrimet e tyre, financat e fushatës, etj. Ky projekt i shërbeu publikut të gjerë, sidomos nëpërmjet medias, e cila e përdori gjerësisht informacionin e mbledhur.

Aktualisht faqja është bazë të dhënash dhe mbledh informacion për punën e deputetëve shqiptarë brenda në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo funksionon si një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e të gjithë anëtarëve të parlamentit shqiptar në tri kategori bazë: informacion biografik, financa dhe aktiviteti parlamentar. Në fund të çdo sesioni parlamentar unevotoj.com publikon një raport.

Gjatë kësaj periudhe është punuar gjithashtu për ndërtimin e një seksioni të ri tek kjo faqe kushtuar pushtetit lokal, punë e cila është në fazën e finalizimit. Ndërkohë janë rekrutuar 12 reporterë lokalë, të cilët po mbledhin informacionin e nevojshëm në 12 bashkitë e Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Korcës, Kukësit, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit, Peshkopisë, Fierit, Vlorës dhe Lezhës.


Klikoni këtu për të shkarkuar një kopje të raportit në formatin PDF
 



Promovimi i Debatit Politik

Monitorimi i premtimeve elektorale





Për më shumë vizitoni faqen tonë të Internetit:
www.mjaft.org

 
 
 

 

home