botime
Hartimi i Kodit të Etikës për sektorin e OJF-ve

Ky projekt është vazhdim i një nisme të filluar dy vite më parë nga aktorët e shoqërisë civile për të vendosur rregulla dhe siguruar transparencë brenda sektorit të organizatave jofitimprurëse. Qëllimi I projektit është edukimi dhe ndërgjegjësimi i OJF-ve mbi rëndësinë e Etikës së Sektorit si dhe përfshirjen e tyre në procesin e draftimit të një Kodi për këtë qëllim.

Projekti parashikon organizimin e 4 takimeve me përfaqësues të OJF-ve: 1 ne Tirane dhe 3 ne rrethe per te diskutuar mbi procesin e draftimit te Kodit te Etikes. Është parashikuar gjithashtu dhe organizimi I një ëorkshopi në Tiranë për prezantimin e rezultateve të grupeve të OJF mbi Etiken e OJF-ve. Pritet që 60 përfaqësues të OJF-ve (30 nga rrethet ) të marrin pjesë në këtë workshop.

Gjatë vitit 2006 do të kryhen 2 takimet e para, një në Tiranë dhe një në Shkodër.

Partnerët në implementim: Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë –Soros dhe Partnerët-Shqipëri

 


 
Hartimi i Kodit të Etikës për sektorin e OJF-ve

Forcim kapacitetesh për OJF-të/advokaci dhe menaxhim financiar

Fushate ndergjegjesuese dhe edukuese në sektorin e shoqërisë civile mbi rendesine e llogaridhenies.

Monitorimi i premtimeve elektorale te pushtetarëve lokale