botime

Forcim kapacitetesh për OJF-të

Partnerët-Shqipëri dhe OSFA, në kuadër të NOSA-s, ndërmorën realizimin e disa veprimtarish për forcimin e kapaciteteve të OJF-ve shqiptare. Qëllimi kryesor i projektit është rritja dhe zhvillim i kapaciteteve institucionale të shoqërise civile. Është synuar gjithashtu nxitja e angazhimi qytetar dhe e përgjegjshmërisë sociale.

Për këtë qëllim, OSFA dhe Partnerët – Shqipëri organizuan në qytetin e Pogradecit në datat 26-28 Prill 2006, një Program Trainimi në "Advokasi dhe Lobim", me pjesëmarrjen e dymbëdhjetë OJF-ve lokale. Çështjet kryesore që u fokusuan për të përvetësuar metodat dhe teknikat e advokasim-lobimit ishin dy objektivat e përzgjedhura nga vetë OJF-të vendase: "Rritja me 10 % e grave të punësuara në qytetetin e Pogradecit" dhe “Shtimi i hapsirave të gjelbëruara në qytetin e Pogradecit me 2500 m²". U sollën dhe u studiuan modelet më të sukseshme të aksionit qytetar dhe marrëdhënieve efektive me shtetin dhe politikën. Përfaqësuesit e OJF-ve lokale u njohën më në thellësi me konceptin e advokasisë dhe lobimit si dhe me disa nga teknikat që mund të përdoren për të ndërmarrë inisiativa në advokasim dhe në në vendim-marrjen lokale dhe qendrore.

Në të njëjtën mënyrë u punua me dy programe të tjera trainimi në "Manaxhim Financiar” dhe “Procedurat e Regjistrimit të OJF-ve në Përputhje me Legjislacionin Shqiptar", përkatësisht në qytetet Elbasan, 26-28 Prill dhe në Vlore, 31 Maj-1 Qershor 2006.

Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit, do të vijohet me fazën e përfundimtare të projektit. Nga tërësia e OJF-ve të trajnuara është parashikuar të përzgjidhen rreth 10 më premtueset në rrethe. Këtij grupi do t’i ofrohet asistencë e plotë dhe individuale për krijimin e një sistemi financiar të nivelit të lartë. Kjo do të lehtësojë jo vetëm mbajtjen e shpenzimeve financiare të ekipit por do të ndikojë drejtpërsëdrejti në rritjen e transparencës financiare të këtyre OJF-ve ndaj donatorëve dhe ndaj shtetit.


 


Diskutim i ligjit të OJF-ve

Monitorimi i strategjisë kombëtare për Romët

Forcim kapacitetesh për
OJF-të/advokaci dhe menaxhim financiar

Promovimi i Debatit Politik

Monitorimi i premtimeve elektorale



 
 
 

 

home