Promovimi i Debatit Politik konsiderohet nga NOSA si mjet i rëndësishëm I Qytetarisë Aktive me pikësynim rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile & qytetarëve në jetën e vendit. Për këtë qëllim, BYLA/MJAFT do të ndjekë nga afër dhe monitorojë punën e pushtetit lokal dhe qendror me synim monitorimin e premtimeve elektorale në 5 Bashki: Durrës, Shkodër, Lezhë, Gjirokastër dhe Lushnje, por edhe më gjerë. Rezultatet e ketij monitorimi do të pasqyrohen në faqen e internetit www.unëvotoj.com si dhe do të serviren për debate të gjera publike në media.
Koha e realizimit: Janar 2006- Dhjetor 2008
|