Një nga çështjet që
NOSA i ka kushtur vëmendje të vazhdueshme dhe të
posaçme është kujdesi ndaj pakicave dhe shtresave
të marzhinalizuara të shoqërisë. Ajo ka
ndërmarrë iniciativa të ndryshme të cilat
kanë mundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë
në ndihmesë të komuniteteve të tilla.
Një nga këto është edhe projekti i OSFA-së
për të monitoruar strategjinë kombëtare
“Për përmirësimin e kushteve të
jetesës së minoritetit Rom”.
Më 5 korrik 2006, Fondacioni i Shoqërinë së
Hapur – Soros (OSFA) organizoi një takim për
publikimin e rezultateve të kësaj strategjie. Monitoruesit
e saj, ekspertë të OSFA-së, Komitetit të
Helsinkit dhe të Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve,
në bashkëpunim me përfaqësues të
komunitetit rom, vëzhguan koordinimin e politikave dhe
veprimeve në kuadër të strategjisë në
disa nivele: mes drejtorive të ndryshme të pushtetit
qendror në vetvete, mes pushtetit qendror dhe atij vendor,
alokimin e fondeve financiare, masat e ndërmarra, etj.
Ata dolën në përfundimin se Strategjia kombëtare
për pakicën Rome paraqiste probleme të shumta.
Strategjia rezultoi me pasaktësi të mëdha që
në hartimin e saj. E hartuar me nxitim, pa u koordinuar
me strategji të tjera kombëtare, ajo nuk parashikon
si duhet as buxhetin e saj. Edhe gjatë zbatimit, strategjia
rezulton e pjesshme dhe me mungesa të shumta. Nuk është
punuar mirë për rregjistrimin e popullsisë
rome, sensibilizimin në çështje të arsimit,
shëndetsisë dhe të drejtave të tyre. Fondet
nuk janë shpërndarë ose përdorur si duhet.
Koordinimi ndërdikasterial, bashkëpunimi mes OJF-ve
rome e të tjera ka qenë i pasukseshëm dhe përjashues.
Përballë kësaj gjendjeje, ekspertët paraqitën
rekomandimet. Në raportin e tyre ata këshillojnë
strukturat shtetërore për një rishikim të
plotë të strategjisë dhe infrastukturës
së zbatimit të saj. Ndaj pushtetit vendor kërkohet
një bashëveprim më efikas si me pushtetin qendror
ashtu edhe me OJF-të dhe komunitetin rom.
Për më shumë
Prezantimi i analizës pati jehonë edhe në
mediat kryesore të vendit.
|