botime

Monitorimi i strategjisë kombëtare
për Romët

Një nga çështjet që NOSA i ka kushtur vëmendje të vazhdueshme dhe të posaçme është kujdesi ndaj pakicave dhe shtresave të marzhinalizuara të shoqërisë. Ajo ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme të cilat kanë mundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në ndihmesë të komuniteteve të tilla. Një nga këto është edhe projekti i OSFA-së për të monitoruar strategjinë kombëtare “Për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit Rom”.

Më 5 korrik 2006, Fondacioni i Shoqërinë së Hapur – Soros (OSFA) organizoi një takim për publikimin e rezultateve të kësaj strategjie. Monitoruesit e saj, ekspertë të OSFA-së, Komitetit të Helsinkit dhe të Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve, në bashkëpunim me përfaqësues të komunitetit rom, vëzhguan koordinimin e politikave dhe veprimeve në kuadër të strategjisë në disa nivele: mes drejtorive të ndryshme të pushtetit qendror në vetvete, mes pushtetit qendror dhe atij vendor, alokimin e fondeve financiare, masat e ndërmarra, etj.

Ata dolën në përfundimin se Strategjia kombëtare për pakicën Rome paraqiste probleme të shumta.
Strategjia rezultoi me pasaktësi të mëdha që në hartimin e saj. E hartuar me nxitim, pa u koordinuar me strategji të tjera kombëtare, ajo nuk parashikon si duhet as buxhetin e saj. Edhe gjatë zbatimit, strategjia rezulton e pjesshme dhe me mungesa të shumta. Nuk është punuar mirë për rregjistrimin e popullsisë rome, sensibilizimin në çështje të arsimit, shëndetsisë dhe të drejtave të tyre. Fondet nuk janë shpërndarë ose përdorur si duhet. Koordinimi ndërdikasterial, bashkëpunimi mes OJF-ve rome e të tjera ka qenë i pasukseshëm dhe përjashues.

Përballë kësaj gjendjeje, ekspertët paraqitën rekomandimet. Në raportin e tyre ata këshillojnë strukturat shtetërore për një rishikim të plotë të strategjisë dhe infrastukturës së zbatimit të saj. Ndaj pushtetit vendor kërkohet një bashëveprim më efikas si me pushtetin qendror ashtu edhe me OJF-të dhe komunitetin rom.

Për më shumë

Prezantimi i analizës pati jehonë edhe në mediat kryesore të vendit.

 


Diskutim i ligjit të OJF-ve

Monitorimi i strategjisë kombëtare për Romët

Forcim kapacitetesh për OJF-të/advokaci dhe menaxhim financiar

Reformimi i Arsimit të Lartë Shqiptar

 


Për më tepër informacion, ju lutem vizitoni faqen tonë të internetit në adresën www.soros.al

 
 
 

 

home