botime
Shoqëria Civile kundërshton amendimin e ligjit për të drejtën e informimit


Tiranë, 20 shkurt
- Më 9 shkurt të këtij viti, programi “Iniciativa Ligjore e Shoqërisë së Hapur”, i dërgoi një letër znj. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Letra ishte firmosur nga drejtori ekzekutiv i këtij programi z. James Goldston dhe nga drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, z. Ilir Aliaj. Ata i kërkonin znj. Topalli që të mos lejonte miratimin e një amendimi  që qeveria kishte propozuar në ligjin për informimin publik.

Ligji shqiptar për informimin publik, i miratuar nga Kuvendi në vitin 1999,  ende nuk ka gjetur zbatim të plotë. Pas gjasash amendimi në fjalë bëhet jo mbi përvojen e grumbulluar por për të arritur nje standart të pranimit në NATO. Ligji ekzistues e informacionin e rezervuar ne “tepër sekret”,  “sekret” dhe “konfidencial”.

Amendimi i propozuar nga qeveria shton një kategori të re: “informacion i kufizuar” për të siguruar “efektivitetin e institucioneve shtetërore”. Projektligji nuk përcakton autoritetet që mund ta klasifikojnë informacionin “të kufizuar”, as afatet përkatëse, rregullat e klasifikimit dhe deklasifikimit, etj.

Ky përkufizim i gjerë dhe i pabalancuar rrezikon të cënojë të drejtën e qytetarëve për informim dhe  “mund të përdoret si pretekst për të mohuar cdo lloj kërkese për informacion”, thuhej në letrën e OSI-t drejtuar znj. Topalli.

I menjëhershëm ishte reagimi i shoqërisë civile shqiptare. Koalicioni Kundër Korrupsionit në Bashkëpunim me Rrjetin e Shoqërisë së Hapur (NOSA) organizuan një debat ekspertësh; Qendra për Studime Parlamentare dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit reaguan me shkrim në komisionet parlamentare, Lëvizja MJAFT, IREX etj, u angazhuan në debatet e grupit parlamentar të ligjeve.

Pritet që si pasojë e këtij presioni propozimi i qeverisë të rishikohet para se të kalojë në seancë plenare në Parlament.


 

Tirana dhe Brukseli pas nënshkrimit të MSA-s

Shoqëria civile kundërshton amendimin e ligjit për të drejtën e informimit

Intervistë me z. Çapajev Gjokutaj, drejtor ekzekutiv i fondacionit Soros



 
 
 

 

home