Në kuadër të përmirësimit
të ligjit aktual për OJF-të, OSFA në bashkëpunim
me Partnerët-Shqipëri, duke vepruar në fushën
prioritare të NOSA-s për “Shoqërinë
civile”, kanë ndërmarrë shqyrtimin e
ligjit dhe amendimeve të tij prej një grupi espertësh.
Gjithashtu ato organizuan disa tryezave të rrumbullakta
që kanë synuar debatimin dhe evidentimin e problemeve
aktuale të OJF-ve në aspektin ligjor.
Në këtë kontekst, më 6 prill 2006 u
organizua një tryezë e rrumbullakët me disa
nga ekspertët ligjorë të sektorit, ndër
më të njohurit në vend. Diskutimet patën
për bazë një vlerësim të ligjit aktual
nga ana e grupit të ekspertëve që vepruan në
kuadër të këtij projekti.
(kliko për të
parë një përmbledhje të raportit).
Gjatë tryezës u diskuta mbi një varg çështjesh si: domosdoshmëria e përcaktimit në ligj të barazisë ligjore të OJF-ve, rregullime në procesin e regjistrimit të tyre, përcaktime të mëtejshme ligjore për aktivtetin ekonomik dhe fiskal të këtij sektori, forcimi i ligjshmërisë në harmoni me të drejtën e organizimit, etj.
(kliko për të parë përmbledhjen e diskutimeve).
Kjo tryeze ishte konceptuar si një bashkëbisedim ekspertësh të fushave ligjore dhe ekonomike. Procesi do të vazhdojë me disa takime me OJF të Tiranës dhe të rretheve, për të kaluar më vonë në draftim amendamentesh ligjore, identifikim problemesh që kërkojnë trysni dhe lobime, etj. |