Në kuadër të përmirësimit
të ligjit aktual për OJF-të, OSFA në bashkëpunim
me Partnerët-Shqipëri, duke vepruar në fushën
prioritare të NOSA-s për “Shoqërinë
civile”, kanë ndërmarrë shqyrtimin e
ligjit dhe amendimeve të tij prej një grupi espertësh.
Gjithashtu ato organizuan disa tryezave të rrumbullakta
që kanë synuar debatimin dhe evidentimin e problemeve
aktuale të OJF-ve në aspektin ligjor.
Në këtë kontekst, më 6 prill 2006 u
organizua një tryezë e rrumbullakët me disa
nga ekspertët ligjorë të sektorit, ndër
më të njohurit në vend. Diskutimet patën
për bazë një vlerësim të ligjit aktual
nga ana e grupit të ekspertëve që vepruan në
kuadër të këtij projekti.
(kliko për të
parë një përmbledhje të raportit).
Gjatë tryezës u diskuta mbi një varg çështjesh
si: domosdoshmëria e përcaktimit në ligj të
barazisë ligjore të OJF-ve, rregullime në procesin
e regjistrimit të tyre, përcaktime të mëtejshme
ligjore për aktivtetin ekonomik dhe fiskal të këtij
sektori, forcimi i ligjshmërisë në harmoni
me të drejtën e organizimit, etj.
(kliko për të parë
përmbledhjen e diskutimeve).
Kjo tryezë ishte konceptuar si një bashkëbisedim
ekspertësh të fushave ligjore dhe ekonomike. Procesi
vazhdoi me disa takime me OJF të Tiranës dhe të
rretheve gjatë muajit maj, për të kaluar më
vonë në draftim amendamentesh ligjore, identifikim
problemesh që kërkojnë trysni, lobime etj.
|