19 korrik 2006
Në mjediset e hotel Rogner, më datë 19 korrik
2006, u zhvillua takimi i grupit këshillimor për
projektin “Analizë e Shërbimit të Transportit
Publik në Rajonin e Tiranës”. Takimi pati
një pjesëmarrje të gjerë me përfaqësues
nga Ministria e Transportit, përfaqësues të
Bashkisë së Tiranës, kryetarë të
komunave, drejtues të shoqatave të bashkive dhe
komunave, etj. Qëllimi kryesor i takimit ishte të
vilte opinionet e grupit këshillimor për objektivat
dhe metodologjinë e projektit.
Projekti për transportin publik në rajonin e Tiranës
synon kryerjen e kërkimeve në terren për të
njohur gjendjen e transportit në këtë rajon,
kuadrin ligjor, aktorët institucionalë etj. Kjo
njohje do të arrihet në bashkëveprim të
ngushtë me grupe të gjera qytetarësh. Rekomandimet
që do të dalin nga studimi do të jenë
objekt i lobimit që do të bëjë NOSA pranë
institucioneve përgjegjëse.
Ky studim është pjesë e projekteve të
NOSA-s në kuadër të programit “Shteti
ligjor dhe qeverisja e mirë”.
|