Këshillimi studentor është një shërbim i ri ende në hapat e para në Shqipëri. Nxënësit shqiptarë, pas përfundimit të shkollës së mesme, i jepet shumë pak informacion në lidhje me profilin e shkollës që ai dëshiron të ndjekë. Shpesh herë ata ndjekin universitete, fakultete apo degë, të shtyrë nga trysnia e prindërve, shoqërisë dhe ngasjet e çastit. Vështirësi të ngjashme hasen edhe nga nxënësit që dëshirojnë të studiojnë jashtë shtetit. Ata nuk e kanë të lehtë të orienohen në zgjedhjet, aplikimiet dhe ndihmën financiare që mund të përfitojnë, testimeve të shumta dhe shpesh, kur nuk gjejnë askënd që t’i udhëzojë mirë, ndodh të heqin dorë apo të dështojnë në sipërmarrjen e tyre.

OSFA, në bashkëpunim me universitetet e vendit kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi që mundëson funksionimin e Qendrave të Këshillimit dhe Informimit Studentor, në ndihmë të studentëve dhe të rinjve shqiptarë. Këto qendra synojnë të lehtesojnë këto probleme duke ofruar disa shërbime të thjeshta, por të dobishme për nxënësit dhe studentët shqiptarë. Këto qendra janë krijuar si njësi autonome, pjesë e strukturës së Universiteteve dhe mundësojnë kurse të ndryshme, këshillime studentore dhe, së shpejti do të mundësojnë edhe përgatitjen dhe dhenien e provimit të Toeflit në të gjitha qytetet universitare.

Shtrirja:

  1. Universiteti i Tiranës, Fakultetit i Shkencave të Natyrës, Godina B, Kati I, Tiranë
  2.  Universiteti i Shkodrës, Fakulteti i Shkencave  Shoqërore, Kati V, Shkodër
  3. Universiteti i Vlorës, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Kati III, Vlorë
  4. Universiteti i Elbasanit,  Rr. Rinia, Korpusi Qendror, Kati II, Elbasan
  5. Universitite i Korçës, Bulevardi Gjergj Kastrioti, Godina 1, Kati V, Korçë
  6. Universiteti i Gjirokastrës, Gjirokastër