Duke synuar fuqizimin e kapaciteteve të Shkollës së Studimeve Europiane, OSFA ftoi pranë kësaj shkolle ekspertin e Programit të ndërhyrjeve të Posaçme të CEU-t, Zotin Oliver Schuet. Ai shqyrtoi tërësinë e dokumentacionit të shlollës si: Curricula, CV të pedagogëve, cilësinë e studentëve. Në bazë të këshillimeve të tij, u ngrit një grup pune i cili, pas një vizite pune në CEU, u ngarkua të hartonte një plan strategjik pesëvjeçar.

Në këtë kuadër, OSFA-ja financoi në disa nivele njëherësh, për një periudhë tre vjeçare:

  1. Trajnim pedagogësh dhe intership;
  2. Shkëmbime përvojash me shkolla të ngjashme;
  3. Sjellje lektorësh nga CEU;
  4. Workshop për metodologjinë e mësimdhënies në sistemin pasuniversitar;
  5. Ndërtimin e faqes së internetit të shkollës.

Ky projekt, nuk ndikoi vetëm në rritjen e cilësisë së Shkollës së Studimeve Europiane. Duke qenë një strukturë ndërdepartamnetale, ajo ndikoi ndjeshën edhe në strukturat e tjera universitare prej nga vinin pedagogët e shkollës. Përvoja e krijuar shërben edhe sot si një orientim i mirë për të gjithë.