Kjo është një qendër e re e përfshirë në mjediset e OSFA-së. Në kuadër të Programit të Bursave, OSFA jep një sërë bursash universitare dhe pasuniversitare për studentë dhe nxënës. Shumica e këtyre bursave kërkojnë prej kandidatëve që ta kenë të testuar edhe Toeflin. Qëllimi i qendrës është t’u vijë në ndihmë atyre për të kryer kurse për përgatitjen dhe më pas testimin e Toeflit online.

Qendra mund të përdoret në të ardhmen edhe për kryerjen e tryezave të rrumbullakta ose të aktiviteteve të tjera të fondacionit.