OSFA ka mbështetur projektin e Numërimit paralel të votave, të ndërmarrë nga ECA (Elections to Conduct Agency) dhe Lëvizja MJAFT. Projekti synon të informojë në kohë reale publikun shqiptar mbi rezultatet e votimit dhe të ndikojë në rritjen e transparencës zgjedhore. Vëzhgues të posaçëm në qytetet kryesore të vendit transmetojnë nga qendrat e numërimit të votave procesverbalet porsa ato firmosen nga komisionerët. Ky informacion jozyrtar  përcillet në faqen përkatëse të Internetit si dhe drejtpërsëdrejti nga pjesa më e madhe e mediave televizive në vend.